Person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Turqisë arrestohet në Kosovë

Një individ është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *