Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.
Vuçiq shtoi se raketat kanë rrezë veprimi 200-400 km dhe janë shumë të shtrenjta.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka reaguar duke thënë se do të flasë me aleatët për çështjen.
Serbia, pavarësisht presioneve, po zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Kinën.
Në vitet e ardhshme, pritet të formohet një aleancë nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi, duke shqetësuar Serbinë.





