Policia në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit: Person i arrestuar për substancat narkotike

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.

Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person është arrestuar.

Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës Lumni Graishta. “Patrullat policore kanë qenë në ndjekje të një veture e cila më pas ka pësuar defekt.


- Advertisement -

Pas ndaljes, zyrtarët policorë e kanë kontrolluar ku është gjetur edhe një sasi e substancave narkotike, një person është arrestuar”, deklaroi Graishta për Klankosova.tv. “Te shohim tutje se çka do të ndodh me rastin”, theksoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *