Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me homologun e tij belg, Theo Francken, në margjinat e panairit BEDEX 2026, i cili po mbahet në Bruksel.
Diskutimi përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes rritjes së bashkëpunimit ushtarak dhe trajnimeve të përbashkëta.
Kosova po ndërton partneritete të forta me aleatët për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimit euroatlantik.





