Sot, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Gjatë bashkëbisedimit, u theksua rëndësia e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimi i bashkëpunimit në fusha që ndihmojnë në zhvillimin demokratik të Kosovës.
Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Zvicrës, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes tyre.





