Kryetarja e Kuvendit të Kosovës priti ambasadorin e Zvicrës për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *