Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për të biseduar mbi sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Presidenti shqiptar shkroi në Facebook: ‘Me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen.
Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë’.





