Të mërkurën u arrestua ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48-orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” si dhe “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.
Gazetari Vullnet Krasniqi e ka komentuar arrestimin e këngëtarit, si dhe qasjen e Prokurorisë Themelore për këtë rast, transmeton Klankosova.tv. “Është e paaryestueshme ajo që ka bërë Gjesti, por unë i kam disa probleme me anën ligjore të trajtimit të këtij rasti, edhe me anën gjykuese ndaj Gjestit”, tha ai në “Kosova Today”.
Ai përmend mënyrën se si Prokuroria Themelore ka dalë me emër në njoftimin e lëshuar për media, që sipas tij, nuk është aspak profesionale. “Unë si gazetar, me vite kur e thërras Prokurorinë me ma jep emrin e ndonjë krimineli, ose ndonjë te arrestuari, nuk ka shanse me marr ata përpos ndonjë burimi që e kam tjetër anësor.
Dhe me dalë prokuroria, dhe me dhënë me emër e mbiemër, me nofkë… nuk është ndonjë farë gjetje apo zbulimi i Prokurorisë”, tha Krasniqi.
