Presidentja e Kosovës kërkon një gur minerar për Donald Trump: përplasje mes Qeverisë dhe Presidencës

Të mërkurën u raportua se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte kërkuar një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit amerikan, Donald Trump, por që sipas gazetës “Nacionale”, Qeveria e Kosovës nuk ia ka pranuar këtë kërkesë.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Vullnet Krasniqi tha se kjo tregon nivelin qesharak të përplasjes mes Qeverisë dhe Presidencës. “Kjo tregon se në çfarë niveli qesharak ka ardhë përplasja mes Qeverisë dhe Presidencës, dhe ne kemi me pa lajme edhe më qesharake.

Zgjedhja e gurit, nuk është e rastësishme.


- Advertisement -

Para asaj jave, Ukë Rugova pati dalë dhe pati thënë se Vjosa Osmani përfaqëson frymën rugoviane, mbrëmë e kemi parë Lumir Abdixhikun që ia ka lënë derën hapur Vjosa Osmanit”, tha Krasniqi.

Ndërsa opinionisti Bardh Nëngurra, tha se dy institucionet po sillen më keq se kalamajtë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *