Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri gjatë një konference për media tha se opozita nuk duhet të kalojë nga një gabim në tjetrin dhe duhet të reflektojë për vendimet e mëhershme politike.
Ai përmendi mos votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit vitin e kaluar, duke thënë se ishte gabim.
Tahiri gjithashtu theksoi se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike dhe ekonomike. “Sot jemi në rrezik.
Shteti është në buzë të kolapsit, ekonomia është para falimentimit dhe qeveria është jofunksionale.
Nuk ka mundësi që tash me pasë komoditet.
Një unifikim serioz mbi kauzën do të ishte i nevojshëm,” deklaroi Tahiri para mediave.





