Arrestohet shtetas i Kosovës me urdhërarrest ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut

Në orët e vona të së mërkurës, është realizuar arrestimi i një shtetasi të Kosovës, të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.

Sipas njoftimit të policisë, M.Sh., është dërguar në ndalim policor për 48-orë, transmeton Klankosova.tv. “Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M.

Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.


- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *