Gary Neville: Lojtarët që Mauricio Pochettino duhet t’i largojë nga Manchester United

0
37
- Advertisement -

Gary Neville ka zbuluar gjashtë lojtarët që Mauricio Pochettino duhet t’i largoje nga Manchester United sapo të marrë drejtimin e klubit.

Më 18 nëntor, trajneri argjentinas do të marrë zyrtarisht drejtimin e “Djajve të Kuq”, pas shkarkimit të Michael Carrick në fillim të pushimit ndërkombëtar.

Pochettinon e pret një punë e vështirë në Old Trafford, pasi disa futbollistë thuhet se nuk janë të kënaqur me situatën aktuale në klub.

Për këtë arsye, legjenda e Unitedit, Gary Neville, ka propozuar një revolucion në skuadër, duke përmendur emrat e gjashtë lojtarëve që duhet të largohen.

Duke folur në emisionin The Overlap Daily’s Stick to United, Neville nuk ngurroi t’i përmendte emrat e futbollistëve që nuk i sheh më pjesë të projektit të ardhshëm. “Nëse i shikoni lojtarët që janë aktualisht aty, Martinez do të largohej, De Ligt do të largohej, Mazraoui do të largohej dhe Mount do të largohej.

Kjo është vala e parë, verën e ardhshme”, deklaroi Neville.

- Advertisement -

Ai më pas shtoi edhe dy emra të tjerë në listën e largimeve të mundshme: Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee. “Rashfordin, nëse mundesh, dhe Zirkzeen.

Gjashtë lojtarë”, u shpreh ish-mbrojtësi anglez.

Neville foli edhe për të ardhmen e talentit të ri Ayden Heaven, duke sugjeruar që mbrojtësi të huazohet në një klub të Championshipit sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë dhe minuta në fushë.

Megjithatë, sipas tij, Pochettino duhet të jetë i vendosur që asnjë lojtar të mos largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por të gjitha ndryshimet të realizohen në verën e ardhshme.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here