Ambasada Britanike dhuron 2 automjete dhe 16 dronë Policisë së Kosovës: Ndihma e rëndësishme për sigurinë

Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike ia ka dhuruar Policisë së Kosovës 2 automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse.

Vlera totale e këtij donacioni kap shifren e 153 mijë eurove.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë Emma Huntley nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.


- Advertisement -

Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *