Albin Kurti kujton demonstratat e studentëve në Prishtinë: Ngjarje historike nën Jugosllavi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka kujtuar demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët 45 vjet më parë hapën periudhë të re për shqiptarët nën Jugosllavi.

Kurti deklaroi se mijëra njerëz nga tërë Kosova u përgjigjen në thirrjen studentëve të Universitetit të Prishtinës për të protestuar.

Demostratat e vitit 1981 janë ndër ngjarjet kyçe në historinë politike të Kosovës.


- Advertisement -

Ato ishin organizim i indinjatës qytetare dhe revoltës së shqiptarëve si një populli i shtypur nën Jugosllavi.

Demonstratat u shtypën dhunshëm nga policia jugosllave, por e futën organizimin politik të shqiptarëve në një kahje të re.

Sot në 45-vjetorin e demostratave të vitit 1981, kujtojmë me mirënjohje individët dhe grupet që i dhanë jetë atij zhvillimi politik me ngjarje historike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *