Tre persona nga e njëjta familje janë arrestuar në një aksion të sotëm kundër fajdeve në Prizren.
Në pranga të policisë u kapën Eduard dhe Anton Kaçinari, dyshohen për fajde dhe detyrim, ndërsa Robert Kaçinari për armëmbajtje pa leje.
Policia ka publikuar pamje nga operacioni i arrestimit.
Të dyshuarit kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash si interes për fajde dhe kanë kërkuar të marrin pronat e tij në Prizren, me një vlerë prej rreth 1 milion euro.





