Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u pa mes gjërave të panevojshme në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami thekson se asnjëherë nuk mund të cenohet kontributi historik i presidentit Thaçi. “Kot e keni!
Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi.
Shihni se edhe në moçalin institucional që keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.





