Stilistja e njohur shqiptare, Xheraldina Rexhepi, ishte e ftuar në emisionin Shok Podcast, ku ndau disa mendime interesante rreth rolit të gruas në shoqëri dhe mënyrës se si e sheh ajo festën e 8 Marsit.
Duke theksuar se gratë duhet të ndihen të vlerësuara dhe të fuqishme çdo ditë të vitit, Rexhepi shprehu qëndrimin se nuk feston 8 marsin, pasi për të çdo ditë është e rëndësishme.
Ajo theksoi se lufton për të drejtat e saj dhe kërkon mundësi të barabarta me meshkujt. “S’kam nevojë të kufizohem në një ditë, unë jam qasi gruaje që i dal vetes ballë.
Unë luftoj për të drejtat e mia dhe nuk lypi diskriminim pozitiv.
Mua veç duhet me m’i dhënë mundësitë e barabarta me një mashkull”, u shpreh stilistja.
