Stilistja e njohur shqiptare, Xheraldina Rexhepi, ishte e ftuar në emisionin Shok Podcast, ku ndau disa mendime interesante rreth rolit të gruas në shoqëri dhe mënyrës se si e sheh ajo festën e 8 Marsit.
Gjatë bisedës, tema u ndal edhe te Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u kremtua pak ditë më parë.
Megjithatë, stilistja befasoi me qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e feston këtë ditë, jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse nuk dëshiron ta kufizojë vlerësimin e gruas vetëm në një datë të vetme.
Sipas saj, gratë duhet të ndihen të vlerësuara dhe të fuqishme çdo ditë të vitit, e jo vetëm më 8 mars. “Unë s’e festoj 8 marsin, sepse krejt ditët janë të mijat.
S’kam nevojë të kufizohem në një ditë, unë jam qasi gruaje që i dal vetes ballë dhe s’kam nevojë vetëm një ditë në vit me festu.
Unë luftoj për të drejtat e mia dhe nuk lypi, nuk pres diskriminim pozitiv me ma bo dikush, me m’thanë ‘po ta lëshoj rrugën se je femër’.
Mua veç duhet me m’i dhënë mundësitë e barabarta me një mashkull.
Unë luftoj njësoj si një mashkull, vetëm m’i jepni mundësitë e barabarta”, u shpreh Rexhepi.
