Bisedë telefonike mes Konjufcës dhe Doughty-së: Mbështetje e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty.

Gjatë bisedës njoftuese, sipas njoftimit, Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për aspiratat e saj ndërkombëtare.

Konjufca ka falënderuar Doughtyn për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend. “Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar”. “Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë”, u tha në njoftimin e MPJD-së.


- Advertisement -

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *