Biznesmeni shqiptar nga Belgjika flet për rrugën drejt suksesit dhe jetën personale

Biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla, ka folur hapur për jetën e tij personale dhe profesionale në një intervistë të dhënë për Monitor TV.

Gjatë rrëfimit të tij, Syla tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e menjëhershme.

Sipas tij, familja e tij e ka nisur gjithçka nga puna në gastronomi dhe hoteleri, ndërsa pas më shumë se 28 vitesh pune kanë arritur të ndërtojnë një rrjet lokalesh në Belgjikë.


- Advertisement -

Biznesmeni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon momente nga jeta e tij luksoze, përfshirë makina të shtrenjta dhe udhëtime.

Megjithatë, ai thekson se këto gjëra i blen për qejfin e tij personal dhe jo për të treguar statusin.

Në intervistë, Syla zbuloi edhe një detaj nga jeta e natës, duke treguar për shumën më të madhe që ka shpenzuar gjatë një daljeje me miqtë. “Shuma më e madhe që kam shpenzuar në një natë ka qenë rreth 20–30 mijë euro, kur kam dalë me shoqërinë në ndonjë diskotekë”, u shpreh ai.

Nuk mungoi as pyetja për raportin me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Fjolla Morina.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Syla la të kuptohet se lidhja ka qenë më shumë publike sesa reale dhe se nga ana e tij nuk ka pasur ndjenja të forta.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *