Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon sërish sukses të madh në skenën globale të muzikës.
Projekti i saj më i ri muzikor, ‘New Religion’, është ngjitur në vendin e parë të toplistës botërore të iTunes, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e artistes.
Kënga e zhanrit euro-dance vjen në bashkëpunim me grupin legjendar britanik të muzikës elektronike Faithless dhe ka arritur të fitojë menjëherë pëlqimin e publikut. ‘New Religion’ është renditur në vendin e parë edhe në toplistën e iTunes në Mbretëria e Bashkuar, dëshmuar ndikimin e Rexhës në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Ky projekt muzikor është pjesë e albumit të saj të ri në ardhje, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet së shpejti. ‘New Religion’ duket se është kënga më e preferuar nga publiku deri më tani, duke grumbulluar mbi një milion klikime në platformat e transmetimit muzikor një ditë pas publikimit.
