Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B., hetuese policore për veprën penale ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’.
E pandehura ka keqpërdorur informacionin zyrtar për të përfituar përparësi që nuk i takojnë, duke e kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, ka siguruar të dhënat personale të dëmtuarit, të cilat janë publikuar në emisionin televiziv.





