Sot po zhvillohen tre ndeshjet e fundit të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.
Të gjitha përballjet nisin në ora 13:00, ku Llapi përballet me Ballkanin, ndërsa Malisheva ndeshet me Prishtinën dhe Ferizaj me Gjilanin.
Këto ndeshje mbyllin xhiron e 23-të të kampionatit, ndërsa tifozët mund të ndjekin ndeshjet drejtpërdrejt në kanalet Sport të platformës Artmotion.





