Policia e Prishtinës arreston personin e kërkuar për vepra penale në Kosovë

Policia e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim, i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.

Arrestimi është realizuar mbrëmë, pas veprimeve hetimore dhe operative të zyrtarëve policorë.

Personi i arrestuar, 40-vjeçar, ishte dënuar për mbajtje të paautorizuar të armëve, asgjësim të pasurisë dhe lëndim trupor.


- Advertisement -

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.


- Advertisement -