Gjatë një konference për media, shefja e GP të LVV-së, Arbëria Nagavci, tha se partia e saj i ka ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për ta rikandiduar edhe për një mandat, por kjo u demantua shpejt nga Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj.
Në një postim në Facebook, Hollaj e quajti këtë si ‘gënjeshtër’.
Nagavci gjatë konferencës u përgjigj për reagimin e Hollajt, duke thënë se ‘Zonjës Learta dhe Zonjës Presidente sot ua garantoj nënshkrimet për të vazhduar me garë’.





