Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, në një konferencë për media po thekson rëndësinë e gatishmërisë së tyre për marrëveshje politike në çështjen e presidentit.
Lushaku – Sadriu thekson: ‘Nuk është që një parti politike duhet të japë emra gjatë takimeve, duhet të dalin emrat.
I takon partisë më të madhe, që ka votat për të prezantuar versionet e tyre.
Ka pasur dakordim që emrat të mos imponohen nga një parti politike.’ Ajo gjithashtu shton se do të shqyrtojnë kandidaturën e Konjufcës dhe se, përderisa emrat nuk janë konsensualë, ata nuk do të qëndrojnë në sallë.





