Njoftohet: Biletat për Sunny Hill Festival ‘Believer’ Së Shpejti në Shitje

Festivali i njohur i muzikës Sunny Hill ka njoftuar se biletat për edicionin e sivjetmë ‘Believer’ do të dalin në shitje shumë shpejt.

Numërimi mbrapsht është nisur dhe raundi i parë i biletave hapet nesër.

Pas këtij raundi, festivali zakonisht zbulon headliner-in e njërës nga netët.


- Advertisement -

Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bernicë të Epërme, në Prishtinë.

Fansat presin me padurim për emrat e artistëve pjesëmarrës që do të shfaqen.

Sunny Hill Festival ka bërë Kosovën një destinacion tërheqës për muzikën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *