Me fillimin e sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, në Kosovë është vërejtur një rritje e çmimit të derivateve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se tregu është i furnizuar mjaftueshëm dhe nuk ka vend për panik. Çmimet aktuale për dizelin lëvizin nga 1.23 euro deri në 1.35 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.24 euro deri në 1.34 euro për litër.
Berjani gjithashtu vlerësoi se tensionet në Iran dhe situata në Ngushticën e Hormuzit kanë ndikim në tregjet globale, duke reflektuar edhe në tregun kosovar.
Megjithatë, ai siguron se ka mjaftueshëm derivate në Kosovë dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen.
Ai shpreh shpresën për stabilizim të shpejtë të situatës dhe tregut global të naftës.
