Raportohet ngacmimi i dy rasteve në Prishtinë: Të dyshuarit liruan në procedurë të rregullt

Në rajonin e Prishtinës, janë raportuar dy raste të ngacmimit.

Në lidhje me rastin e parë, dje janë intervistuar dy të dyshuar pasi të njëjtit dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.


- Advertisement -

Ndërkaq, rasti i dytë kishte ndodhur më 12 janar 2023, por tek dje është siguruar prezenca e të dyshuarës femër e cila ishte në kërkim policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Kliko për të bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber ose për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android apo iOS.


- Advertisement -