Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova mbylli spektaklin të premten, por dramat nuk kanë përfunduar.
Ndërsa gjithë vëmendja ishte te shpallja e fituesit, një tjetër telenovelë po luhej pas kamerave mes dy opinionisteve të panelit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Në fillim të sezonit, dyshja dukej e pandashme, madje shfaqej bashkë në hotel dhe jepte idenë e një miqësie të fortë.
Por, me kalimin e javëve, tensioni i heshtur mes tyre u bë i dukshëm për shikuesit më të vëmendshëm.
Ditën e finales, Leonora e fshiu Oltën nga lista e ndjekësve në Instagram.
Pak pas mbylljes së spektaklit, Olta ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke e fshirë Leonorën nga miqtë e saj virtualë.
Ky “unfollow” i dyanshëm tregon për mospajtime të fshehta dhe një “luftë të ftohtë” që dyshja ka zgjedhur ta menaxhojë larg syrit të publikut.
Për Oltën, situata nuk është e panjohur, pasi edhe në edicionin e tretë kishte pasur konflikte të ngjashme me kolegë të panelit.
