Në një njoftim nga zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Mojtaba Khaledi, bëhet e ditur se deri më tani janë 201 persona të vrarë dhe 747 të plagosur në sulmet e sotme në vend.
Khaledi gjithashtu shton se 24 prej 31 provincave të Iranit janë prekur nga këto sulme.




