Platforma e shëndetit mendor Wondermind në Kosovë përfshirë në betejën ligjore për qiratë e papaguara

Wondermind, platforma e shëndetit mendor e themeluar në vitin 2021 nga Selena Gomez, nëna e saj Mandy Teefey dhe Daniella Pierson, është përfshirë në një betejë ligjore që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Kompania dyshohet se i detyrohet 813 mijë dollar qira të papaguar ish-pronarit të zyrave në New York, Genius Sports Media Inc.

Paditësi ka kërkuar gjykim të përshpejtuar dhe shprehet se Wondermind mund të shpallë falimentim përpara se borxhi të shlyhet.


- Advertisement -

Avokati i kompanisë ka përmendur vështirësi komunikimi me klientin si arsye për zvarritjet.

Kompania ka qenë nën presion financiar me raportime për krizë likuiditeti, vonesa pagash dhe shkurtime të stafit.

Wondermind i ka mohuar akuzat për keqmenaxhim dhe pretendimet e tjera.


- Advertisement -