Eks-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka shkaktuar vëmendje pas vendimit të saj për të mbuluar me shami, duke e shpjeguar se ky vendim është i rrënjosur në edukimin dhe bindjet e saj.
Në një deklaratë, ajo tregon se dëshira për shaminë lindi si një ‘nijet’ i pastër, duke e konsideruar një proces i thellë i brendshëm që kërkon përgjegjësi dhe transformim shpirtëror.
Alba sqaron se konsultimi me persona të ditur të fesë islame ka qenë i rëndësishëm për të dhe se ‘hap pas hapi’ është udhëzimi që ka ndjekur në rrugën e saj.
Shamija për të nuk është vetëm një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore dhe përkushtim të thellë.





