Jonida rrëfen se si u njoh me Romeo Veshajn në ‘Mirëmbrëma Yje’ – Rrëfimi i emocionueshëm në emisionin e Arbana Osmanit

- Advertisement -

E ftuar në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’ të Arbana Osmanit, Jonida hapi zemrën duke rrëfyer pjesë nga jeta e saj, duke përfshirë momentet më të vështira, por edhe ato që i kujton me buzëqeshje.

Pas një historie prekje nga jeta e saj që e bëri të përlotej, Arbana ndryshoi temën e intervistës duke e pyetur për Romeo Veshajn, duke sjellë një atmosferë më të lehtë.

Kjo bëri që Jonida të qeshte dhe të tregonte se si e kishte njohur atë. ‘Si u njohët ju atëherë?’ – pyeti Arbana. ‘U njohëm rastësisht, njiheshim si figura televizive, dhe u përshëndetëm një dy herë’, u përgjigj Jonida.

- Advertisement -

Më tej, ajo rrëfeu se Romeo kishte shkuar ta përshëndeste kur ajo ishte dalë me shoqet e saj. ‘Siç është Romeo, karizmatik, me një humor që s’ia kisha parë asnjë mashkulli, duke ardhur pas një marrëdhënieje 17-vjeçare me një burrë si Genti, që ishte 7 vite më i madh se unë, serioz dhe i rezervuar, me një karakter paksa të ftohtë, pashë një qenie mashkullore krejtësisht ndryshe që menjëherë më fascinoi.

Pastaj të nesërmen do të nisesha në Turqi me një shoqen time dhe mamanë e saj në një dasmë, dhe nuk e di se ç’më bëri një batutë në Instagram, ku e di se ç’po bëja nga rutinat e mia, tha: ‘Pse ti ishe ajo e djeshmja’, diçka e tillë’.

Jonida tregoi se i kishte kthyer përgjigje dhe gjatë qëndrimit në Stamboll kishte komunikuar me Romeo pa ndërprerje.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *