Gjetja e Mbetjeve Mortore të Masar (Imer) Dushit: Varrimi në Kosovën e Lirë

Janë zbuluar dhe identifikuar mbetjet mortore të Masar (Imer) Dushit, i cili ishte zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit në prill të vitit 1999.

Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Një familjar i tij njoftoi në Facebook se varrimi do të mbahet më 27 shkurt 2026 në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.


- Advertisement -

Homazhet do të zhvillohen më parë në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”. “Prehu i qetë në Kosovën e lirë pranë dajës Xhevdet dhe dajës Shefqet, aty ku kujtimi dhe dashuria jonë do t’ju rrethojnë përjetësisht.

LAVDI!”


- Advertisement -