Ylli i reality show-t, Khloe Kardashian, ka zbuluar se nuk i lejon fëmijët e saj të hyjnë në internet ose në rrjetet sociale dhe se nuk ka asnjë nxitim për t’i përfshirë ata në botën online.
Gjatë episodit të fundit të podkastit të saj ‘Khloe in Wonder Land’, ylli 41-vjeçar foli për rritjen e djalit të saj trevjeçar Tatum dhe vajzës shtatëvjeçare True, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Tristan Thompson.
Ajo theksoi se, megjithëse fëmijët janë të vetëdijshëm se nëna e tyre është e famshme dhe ndihet rehat para kamerave, ata nuk kanë qasje në internet. ‘Është normale që ata të përballen me paparacët. Është e çuditshme, por është normë.
Ata nuk e vënë në dyshim.
Ata nuk kanë rrjete sociale.
Ata nuk kanë qasje në internet në asnjë mënyrë.
Fëmijët e mi nuk kanë qasje në Google.
Ata nuk kanë asgjë të tillë.
Kështu që ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë’, tha ajo.
Ajo shtoi se beson që fëmijët e moshës së tyre nuk duhet të ekspozohen ndaj rrjeteve sociale. ‘Është thjesht një botë tjetër.
Nuk di si ta shpjegoj vërtet.
Kur të rriten mjaftueshëm, do ta kuptojnë.
Nuk besoj se fëmijët duhet të jenë në rrjetet sociale.
Ata nuk kanë nevojë të dinë për internetin’, shtoi ajo.
Kardashian zbuloi gjithashtu se vajza e saj nuk e di vërtet se çfarë është TikTok.
