Komisioni për Integrime Evropiane diskuton amendamentet në marrëveshjet financiare me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane do të mbledh sot për të trajtuar amendamentet që lidhen me dy marrëveshje financiare të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në agjendën e mbledhjes së sotme të Komisionit për Integrime Evropiane janë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare të nënshkruara ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë”, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-009 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.


- Advertisement -


- Advertisement -