Ministrja për Europën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë: Marrëdhënia me Kosovën, zgjedhje historike e politike

- Advertisement -

Ministrja për Europën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se në vizitën e parë në Prishtinë në këtë pozitë, e kishte për privilegj që ta bënte menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Në një konferencë për media, ministrja shqiptare tha se Kosova për Shqipërinë nuk është një zgjedhje protokolli, por një zgjedhje historike e politike. “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, është vijmësi i një rrugëtimi të përbashkët të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar”, tha ajo para mediave.

Për luftën e Kosovës, Spiropali tha se bota e pa një popull që nuk rreshti së kërkuari lirinë, ndërsa për Ditën e Pavarësisë, ministrja tha se ishte dita kur Kosova fitoi vendin e saj në hartën e botës.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *