Lirimi i Kategorive Nga Pagesa në Autobusët e Trafikut Urban në Kosovë: Rregullat dhe Procedurat e Reja

- Advertisement -

Nga 1 marsi, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e Trafikut Urban do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Qëndrim Vitija ka bërë të ditur se kategoritë e liruara janë fëmijët deri në moshën 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet Sociale, veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”, invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale shëndetësore të Kryeqytetit (niveli lokal), stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore (niveli lokal), të gjithë punonjësit e administratës komunale të Prishtinës dhe të gjithë studentët e kryeqytetit.

Në emisionin “Fol me Arin”, Vitija tha se ‘Trafiku Urban’ ka bërë lëshime për moshat nën 7 vjeç, si dhe nxënësit që mund të mos kenë pajisje teknologjike, rrjedhimisht nuk mund ta përdorin Kuletën Digjitale.

- Advertisement -

Megjithatë, ai shtoi se nxënësit duhet të jenë të pajisur me një kartel të veçantë.

Pos tjerash, ai bëri të ditur se lirimi nga pagesa vlen për të gjitha linjat e Prishtinës, përfshirë edhe linjat private. -Për të përfituar nga kategoria e liruar, duhet të krijoni llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkoni dëshmitë e nevojshme (letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin/dëshminë nga institucioni relevant). -Personat mbi moshën 65 vjeç (pensionistët) lirohen me kartë identiteti (letërnjoftim). -Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës lirohen përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike. -Rastet sociale lirohen me vërtetim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, i cili konfirmon statusin si përfitues i asistencës sociale.

Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6. -Personat me aftësi të kufizuara lirohen me dëshmi zyrtare përkatëse (certifikatë ose vendim nga komisioni kompetent mjekësor apo organi përkatës), që vërteton statusin e personit me aftësi të kufizuara.

Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6. -Personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera dhe kanë nevojë për kartelë fizike mund të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket dhe brenda afatit prej 7 ditësh do të pajisen me kartelë fizike. -Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen përmes kartelës bankare direkt në aplikacion ose në pikat e shitjes së biletave të Trafikut Urban.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *