Identiteti i policit të kapur me rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdare është zbuluar.
Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë, është personi në fjalë, sipas burimeve.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se brenda një automjeti janë gjetur paratë e padeklaruara.
Autoritetet kanë zbuluar një hapësirë të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e mjetit, duke dyshuar për një shumë prej rreth 1 milion euro.
Efektivi është arrestuar me urdhër të Doganës.





