Nisur nga data 1 mars 2026, Trafiku Urban ka bërë të ditur se udhëtarët që përfitojnë nga lirimi i pagesës mund të udhëtojnë falas vetëm me Kuletën Digjitale.
Kategoria e udhëtarëve që përfitojnë nga kjo lirim përfshin fëmijë deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, stafin shëndetësor dhe arsimor të komunës, punonjësit e administratës komunale dhe studentët e Kryeqytetit.
Procedura për të përfituar lirimin është duke krijuar një llogari në Kuletën Digjitale dhe ngarkimi i dokumentacionit të nevojshëm si letërnjoftimi, fotografia dhe dëshmia nga institucioni përkatës.
Nëse nuk keni akses në telefon ose pajisje të tjera, mund të aplikoni për një kartelë fizike përmes një linku të veçantë.
