Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 5, u organizua një event mode.
Spektakli ‘Miss & Mister Big Brother’ po vijon edhe këtë edicion, ku pjesë e jurisë është Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako.
Banorët kanë vazhduar me paraqitjet e tyre atraktive, duke mahnitur me stilin e veshjeve dhe ecjet nëpër pasarelë.
Ardit Murataj ka qenë prezantuesi i spektaklit, i cili ka prezantuar konkurrentët një nga një.
Mbetet për t’u parë në fund se kush do të jetë fituesi i garës dhe cili do të jetë avantazhi për të.





