Pasi përfundoi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, Dolce ka ndarë reflektime personale mbi aventurën brenda shtëpisë.
Eliminimi në gjysmëfinale shënoi fundin e një etape intensive, por edhe fillimin e një kapitulli të ri për të.
Pas daljes, Dolce ka shprehur mirenjohjen për mundësinë që iu dha për të treguar se ‘forca e vërtetë lë gjurmë’.
Eksperienca televizive do të mbetet e paharrueshme për të, ndërsa ndjen se ka fituar dashurinë e publikut dhe një vizion të ri për të ardhmen.





