Biletat për ndeshjen e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029 tashmë në shitje në Prizren

Biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ndaj Sllovakisë tashmë janë në shitje.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat mund t’i blini në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive ‘Sezai Surroi’. ‘Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.’ – thuhet në njoftim.

Ky ballafaqim zhvillohet më 27 shkurt, nga ora 19:00, në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’, Prizren.


- Advertisement -

- Advertisement -