Eliminimi i Benitës në gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të fortë me Hygerta Sakon, ka ndezur debat të madh në rrjet.
Ish-banorja shpërtheu në Instastory me disa postime të ashpra kundër produksionit, të cilat, edhe pse u fshinë shpejt, u ruajtën nga ndjekësit dhe po shpërndahen gjerësisht në internet.
Në postimet e saj, Benita i drejtohet drejtpërdrejt producentes Olsa Muhameti, duke ngritur akuza për manipulim dhe skenarë të pambajtur: “Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi?
Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?” Ajo shton dyshime se eliminimi i saj mund të ketë ardhur si dënim për mosbindje ndaj skenarëve të produksionit për të krijuar një lidhje dashurie: “A është kjo arsyeja e vërtetë?
Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?” Më tej, Benita paralajmëroi publikun se e di emrin e fituesit të këtij edicioni, duke përjashtuar një nga emrat e përfolur dhe duke deklaruar fituesi është zgjedhur nga produksioni.
Dhe jo, nuk është Elijona.
Pasi mua më nxorën padrejtësisht, kam vendosur të flas hapur”.
