Debati i tensionuar mes Klodit dhe Elijonës në BBVK: ‘Nuk guxon të flasësh për jetën time jashtë’

- Advertisement -

Debati mes Klodit dhe Elijonës brenda shtëpisë së BBVK u ndez fuqishëm, teksa tensioni mes finalistëve arriti kulmin.

Ata nuk kursyen fjalët, duke akuzuar njëri-tjetrin.

Në një moment, Klodi i thotë Elijonës se për jetën e tij jashtë BBVK nuk guxon të flasë.

- Advertisement -

Klodi: Unë po them për jetën time, nuk guxon të flasësh, këtë ta kesh të qartë.

Elijona: Shumë faleminderit që pas tre muajsh që ma vendose në këtë pikë të lojës, këtë vijë, që unë ta respektoj plotësisht.

Klodi: Gjithmonë m’i ke përmendur, edhe pas një muaji ma ke përmendur ish-in e programit dhe të kam thënë: mos guxo të hysh ku nuk të takon, ta kam treguar vendin.

Klodi: Çka të kam treguar?

Që kam qenë në lidhje me të.

Klodi: Ti i ke hyrë thellë, duke thënë: ‘ti s’paske pasur dashuri, ti paskë luajtur me të’.

Elijona: Ti u mundove ta shfrytëzosh atë rast, ti the se lidhjet që krijohen në një reality TV nuk janë të vërteta.

- Advertisement -