Në një takim të paralajmëruar për këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Informacioni u bë i ditur nga Qeveria e Kosovës në një postim në Facebook.
Pas takimit të së dielës me Bedri Hamzën, kryeministri do të diskutojë edhe me Abdixhikun për çështjen e presidentit.
Pritet që takimi i sotëm të fokusohet në këtë çështje.





