Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Biseda ka përfshirë zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis Kosovës dhe Finlandës.
Osmani u shpreh: ‘Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis dy vendeve tona.
E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës’.




