Tragjedi në Maliq: Inxhinieri nga Kosova vdes në hidrocentral, dyshohet për infarkt

Një burrë 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit në Maliq.

Siç raporton Euronewsal, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke vdekur menjëherë, sipas Klankosova.tv.


- Advertisement -

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

- Advertisement -