Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka bërë xheloze shumë ndjekës me fotografitë e saj të fundit nga pushimet në Australi.
Duke shfaqur veten në bikini minimaliste, ajo shijon diellin dhe detin.
Në disa imazhe, ajo ekspozon barkun e tonifikuar duke sfiduar dallgët, ndërsa në një tjetër mahnit me një bikini trekëndësh ngjyrë kafe.
Rita ka folur edhe për jetën personale, duke zbuluar se përvoja si njerkë për fëmijët e bashkëshortit, regjisorin Taika Waititi, ka qenë një hapje e madhe sysh për të. Çifti u martua në një ceremoni sekrete, ndërsa këngëtarja ka rrëfyer se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi një miqësi të fortë dhe frymë bashkëpunuese.





